Rama nga xhamia e Et’hem Beut: Po vjen lehtësimi pas pandemisë, do kryeni të gjitha ritualet (VIDEO)

Rama nga xhamia e Et’hem Beut: Po vjen lehtësimi pas pandemisë, do kryeni të gjitha ritualet (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar edhe nga ministrja e kulturës, Elva Margariti, në ditën e parë të Muajit të Ramazanit ka qëndruar sot në Xhaminë e Et’hemBeut, për të parë nga afër edhe punimet që po kryhen në këtë xhami

Rama në praninë e kreut të  Komunitetit Mysliman Bujar Spahiu ka theksuar se ky muaj këtë vit ndryshe nga një vit më pare, vjen me masa lehtësuese.

Ndër të tjera në fjalën e tij ai ka theksuar se siç thonë besimtarët myslimanë pas vuajtjes vjen lehtësimi dhe ne po dalim nga tuneli i pandemisë tashmë.

“Deri para një muaj ishte e paimagjinueshme që ju do të futeshin të muajin më të shenjtë të vitit me lehtësimin e masave anti Covid. Me lehtësimin e masave kufizuese ju do të mund  që të kryeni të gjithë ritualet. Me daljen nga tuneli i pandemisë dhe pas hapjes së turizmit, siç thoni ju pas vuajtjes së madhe vjen lehtësimi. Uroj të gjithë anëtarët e Komunitetit dhe të gjithë besimtarët për këtë muaj të shenjët”, ka thënë Rama.

Rama poashtu përmes një postimi në rrjetin social Facebook e ka cilësuar Xhaminë si xhevahir i Trashëgimisë sonë Kulturore

“Ky xhevahir i Trashëgimisë sonë Kulturore është kthyer në krejt shkëlqimin e vet, pas një pune të gjatë milimetrike, që ka nxjerrë gjithçka fshihej nën shtresat e kohërave dhe sot është vendi ideal, për të uruar Muajin e Madh të Ramazanit me besimin e madh se ky do të jetë edhe një muaj i afrimit vendimtar me dritën në fundin e tunelit rraskapitës të pandemisë”, shkruan Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy