
Dosja BANKERS, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjthshëm shtyu për të mërkurën vendimin për 10 zyrtarët dhe ish-zyrtarët e Bankers-it.
Vendimi do të shpallet nesër në orën 10:00. Avokatet e të dyshuarve sapo kanë përfunduar mbrojten dhe parashtrimet e tyre mbi ankimin për masat e sigurisë që u caktuan nga Gjykata e Fierit.
Prokuroria i akuzon të arrestuarit dhe të shpallurit në kërkim për veprat penale: “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”, të parashikuara nga nenet 144/a, 180/3, 287, 248, 181/a të Kodit Penal.



