Supermodelja 53-vjeçare Eva Herzigova i është bashkuar listës së nuseve të famshme të kësaj vere. Legjenda e industrisë së modës u martua zyrtarisht me biznesmenin italian Giorgio Marsia, me të cilin ka një lidhje prej 25 vitesh.
Ceremonia e dasmës u zhvillua më 11 korrik në Torino, Itali. Së pari, çifti shkëmbeu betimet në Kishën e San Vitos, e cila ishte dekoruar posaçërisht për këtë rast me trëndafila të bardhë dhe ngjyrë pjeshke — lulet e preferuara të nuses. Babai i Evës e shoqëroi atë drejt altarit.
Për këtë ditë të veçantë, Eva Herzigova zgjodhi një fustan bohem me gjatësi mesatare nga Lanvin, të shoqëruar me sandale të zbukuruara me fjongo, një model flokësh të lirshëm dhe një buqetë me lule të bardha.
Dhëndri mbërriti në ceremoni me një Aston Martin V8 të vjetër, i shoqëruar nga tre djemtë e çiftit - George 18-vjeçar, Philip 15-vjeçar dhe Edward 12-vjeçar.
Pas ceremonisë kishtare, të porsamartuarit u drejtuan për në Palazzo Carignano historik në qendër të Torinos, ku u zhvillua ceremonia civile. Festimi përfundoi me një darkë në Ristorante Del Cambio.
Dasma ishte me rreth 50 të afërm dhe miq të çiftit kishte mes tyre edhe supermodelet Marpessa Henning dhe Carmen Kass, modelja Mariacarla Boscono, prezantuesja televizive Jill Cooper, menaxheri David Brown dhe gazetarja dhe shkrimtarja Francesca Barra.



