Dhuna e burrit bën gruan për në spital psikiatrik, paguan një person nga Kosova për ta shëruar: I kanë bërë magji

Dhuna e burrit bën gruan për në spital psikiatrik, paguan një person nga Kosova për ta shëruar: I kanë bërë magji

Ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëjetueses së tij, kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçar në Mat.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas informacioneve të siguruara për një shtetas që ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëjetueses së tij, si dhe mbante armë zjarri apo municion luftarak në banesë, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes së menjëhershme është bërë parandalimi i një ngjarje të mundshme kriminale në familje.

 Si rezultat, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. B., 48 vjeç, banues në Burrel, i dënuar më parë për kanosje dhe kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë.

Nga hetimet e kryera, mbështetur dhe në inteligjencë informative ka rezultuar se 33-vjeçarja, si pasojë e dhunës është dërguar nga familjarët e saj për trajtim mjekësor dhe në spitalin psikiatrik, Tiranë.

Po në vijim te hetimeve të thelluara për këtë rast, ka rezultuar se 48-vjeçari, për të justifikuar dhunën ndaj bashkëjetueses së tij, pretendonte se 33-vjeçares i kishin bërë magji dhe kishte paguar shtetasin K.P., 37 vjeç, banues në Kosovë, i cili vinte në banesën e shtetasit D.B., për të shëruar 33- vjeçaren.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit D.B., shërbimet e policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 380 fishek, që i posedonte pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy