Berisha: Rama s’mund të pengojë të drejtën për komisione, ndryshe provokon destabilizim të plotë. Do shkojë në burg

Berisha: Rama s’mund të pengojë të drejtën për komisione, ndryshe provokon destabilizim të plotë. Do shkojë në burg

Në komunikimin e përjavshëm për mediat, kreu i selisë blu Sali Berisha, shigjetoi Kryeministrin Edi Rama, lidhur me deklaratën e tij për të mos lejuar komision parlamentar për “aferën McGonogal”.

Ai deklaroi prerazi se Edi Rama, nuk ka shans, të pengojë të drejtën kushtetuese, të parlamentit shqiptar për të krijuar komisione dhe se nëse e beson diçka të tillë, provokon në vend destabilizim të plotë.

Unë u them qytetarëve shqiptarë, që kurrë në histori, as në diktaturë, as pas diktature, nuk ka ndodhur që byroja e parlamentit të anulojë ligjet.

Nuk ka, as byroja politike e Enver Hoxhës nuk anulonte ligjet. Anulimi i ligjit ka vetëm procedurë ligjore, parlamentare.

Një grup banditësh pa asnjë moral, thonë se byroja anuloi ligjin e komisioneve hetimore, jashtë çdo imagjinate. Ligji anulohet vetëm me ligj të parlamentit dhe kurrë me vullnet të dikujt tjetër.

Banditizmi politik, shpërfillja ndaj vullnetit të qytetarëve, ndaj Kushtetutës, këtu tejkalon edhe Korenë e Veriut. Se edhe diktatura e zbatonte procedurën në tërësi.

Por nuk është kurrë kompetencë e byrosë së parlamentit. Kjo tregon se verbëria, tmerri dhe paniku që ka Edi Rama nga aktet që ka kryer, e shtyjnë në çdo veprim.

Ka humbur mendjen dhe kërkon si mi të shpëtojë prapa çdo lloj absurditeti. Të fshihet. Nuk vjen në parlament për t’u ballafaquar, por shkon në studio.

Ai iu bëri thirrje mediave që të mos pranojnë në studio një njeri që shkel ligjin dhe Kushtetutën e vendit, por ta bojkotojnë.

U tha medieve amerikane që janë kazan si Nju Jork Post, por tha se serioze janë Uashington Post dhe Nju Jork Tajms.

Akuzën më të rëndë ndaj Edi Ramës e ka bërë gazeta më e madhe amerikane sot, Uashington Post. Kjo gazetë thotë: McGonigal ka qenë i zhytur deri në fyt në një pakt sekret me Edi Ramën.

Gazeta vazhdon, se Charles McGonigal ka marrë para për të çuar përpara interesat e kryeministrit shqiptar. Ky artikull i kësaj gazete është botuar fjalë për fjalë në gazetën e Pentagonit, Stars and Stripes. Sikundër, gazeta tjetër e madhe, Nju Jork Tajms, thotë se McGonigal ndërmori hapa në dobi të këtij politikani, e ka fjalën për Edi Ramën.

Berisha tha në vijim se dënon mbrojtjen që Rama i bëri mbrëmë McGonigal.

Ndër të tjera nënvizoi se intervistën e përdori për të mbrojtur veten dhe McGonigal, për të clin tha se ka tradhtuar vendin e vet që ka përdorur agjencinë për qëllime private dhe ka prerë gjoba.

Ndaj për të gjitha këto, komisioni është jetik. Ne do krijojmë komision dhe McGonigal është në burg, edhe Edi Rama do shkojë në burg.

McGonigal është në burg për çështjen e Shqipërisë, për atë tjetrën e kanë nxjerrë në lirim. Edi Rama nuk mund të rrijë.

Ndaj u bëj thirrje qytetarëve të bashkohemi për t’u ndarë me këtë të keqe të madhe sa më shpejt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy