
Garda e Republikës reagon pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha në Kuvend, duke shprehur keqardhjen për sulmin publik sipas saj Berishës, duke theksuar se fotoja e paraqitur nuk ka lidhje me veprimtarinë e saj.
"Sqarojmë opinionin publik dhe vetë shkelqësinë e tij, zotin Sali Berisha, se fotoja e propaganduar sot prej tij në Kuvendin e Shqipërisë, si pjesë e veprimtarisë së Gardës së Republikës, nuk ka asnjë lidhje me Gardën e Republikës dhe as me zonën e banimit e kryeministrit aktual të Shqipërisë. Po ashtu personat në foto nuk janë punonjës të Gardës së Republikës", thuhet në deklaratën e tij.
Sipas verifikimeve të bëra nga Garda rezulton se kjo foto nuk ka lidhje as me Gardën e Republikës dhe as me Shqipërinë, por është bërë në një provinc të Italisë,
"Në bazë të verifikimeve të bëra prej institucionit tonë, rezulton se jo vetëm kjo foto nuk ka lidhje me Gardën e Republikës, po nuk ka lidhje as me Shqipërinë. Fotoja është bërë në një province të Italisë dhe institucioni ynë disponon edhe gjeneralitetet e personave në foto, të cilët janë emigrantë shqiptarë në Itali", thuhet më tej.
Gjatë deklaratës së saj, Garda i ka kërkuar publikuesit dhe komentuesit të fotos, shkëlqesisë së tij zotit Sali Berisha, që të tregoje respekt për Gardën e Republikës dhe të mos e përfshijë këtë institucion në vorbullën e luftës politike, mbetemi në dispozicion të zotërisë për çdo verifikim të nevojshëm përpara sesa të bëhemi objekt i sulmeve politike mbi bazë shpifjesh.
Në një foto të publikuar nga ish-kryeministri Berisha në rrjetin social "Facebook", shfaqeshin tre persona që hanin më këmbë bukë me domate, djath e salsiçe.
Berisha theksoi se këto janë kushtet e gardistëve që ruajnë sarajet e Noriegës në Surrel.
“Ja kushtet çnjerëzore, mensa e batalionit prej 350 gardistësh që ruajnë Sarajet ultra luksoze të Noriegës në Surrel”, shkruante Berisha.




