Samit dhe protestë sot në Tiranë

Samit dhe protestë sot në Tiranë

Gjatë ditë së sotme në Tiranë do të zhvillohet samiti i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë samit, do të jenë të pranishëm 27 liderë evropianë, shoqëruar nga delegacionet përkatëse.

Një pjesë e liderëve kanë mbërritur në kryeqytetin shqiptar të hënën.

Shtatë janë çështjet më thelbësore që do të diskutohen në Samit. Megjithatë kryetema e këtij takimi do të jetë lufta në Ukrainë, dhe pasojat negative të krizës energjetike në Ballkanin Perëndimor,

-sulmet kibernetike, përfshi shqetësimin për shtimin e emigracionit të paligjshëm drejt vendeve të BE-së;

– pasojat e agresionit rus në Ukrainë;

-intensifikimi politik dhe politikat e zgjerimit;

-shtimi i ndërtimit të sigurisë nga influencat e huaja;

-sfidat e emigracionit, lufta ndaj terrorizmit dhe krimit të organizuar;

-shtimi i bashkëpunimit në mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike; efektet negative të krizës energjetike në Ballkanin Perëndimor;

-heqja e “Roaming” me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Për shkak të zhvillimit të samitit, Policia e Shtetit ka shtuar masat e sigurisë duke ‘blinduar’ kryeqytetin. Në kuadër të masave për mbarëvajtjen e sigurisë do të bllokohen plotësisht disa rrugë dhe do vendoset një perimetër sigurie, që nisi aktivizimin në datën 5 dhjetor në orën 14:00.

Ndërkohë, krahas samitit, do të zhvillohet një protestë, e thirrur nga Partia Demokratike. Kreu i kësaj force politike, Sali Berisha ka thënë se protesta do të mbahet në orën 12:00 para Kryeministrisë.

Edhe pse policia nuk ka dhënë leje për protestën, Berisha ka deklaruar se populli opozitar do të mbushë rrugët dhe sheshet e Tiranës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy