
Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi ka thirrur sot në orën 12:00 një mbledhje të grupit të deputetëve demokratë.
“Të nderuar kolegë, Nesër, e hënë, ora 12:00, do te zhvillojmë mbledhjen e grupit parlamentar, në sallën e grupit. Ju falenderoj!”, shkruhet në mesazhin që kreu i grupit u ka dërguar deputetëve.
Kjo mbledhje vjen pak orë para protestës që do të zhvillojë PD-ja e Rithemelimit para Kuvendit.
Kujtojmë që demokratët do të mblidhen në orën 17:00 para Kuvendit, për të protestuar ndaj mazhorancës, që sipas tyre po shkel të drejtat kushtetuese të opozitës.



