
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka përshëndetur vendimin e Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara për sekuestrimin e domeneve të përdorura nga iranianët për kryerjen e sulmeve kibernetike dhe shpërndarjen e të dhënave sensitive.
Sipas AKSK, ky veprim përbën një hap të rëndësishëm në goditjen e këtyre aktiviteteve dhe konfirmon angazhimin e përbashkët për t’u përballur me sulmet kibernetike të sponsorizuara nga shtetet. Platforma Homeland Justice është përdorur si një nga mjetet për realizimin e këtyre sulmeve, përfshirë edhe ato ndaj sistemeve digjitale në Shqipëri, me synim destabilizimin e sistemeve dhe cenimin e sigurisë kombëtare.
Nga viti 2022 deri në vitin 2026 janë regjistruar nëntë sulme kibernetike, ndërsa janë parandaluar me sukses nga AKSK mijëra tentativa të tjera për sulme ndaj sistemeve në vend.
Kujtojmë se pak ditë më parë Shqipëria ka shpallur Iranin si shtet sponsor të terrorizmit, në përgjigje të sulmeve kibernetike dhe veprimeve armiqësore të ndërmarra kundër vendit tonë.



