Forcat rebele pushtojnë kryeqytetin e Sirisë, Presidenti Assad largohet nga Damasku 

Forcat rebele pushtojnë kryeqytetin e Sirisë, Presidenti Assad largohet nga Damasku 

Opozita e armatosur e Sirisë thotë se  luftëtarët e saj kanë pushtuar kryeqytetin, Damaskun.

Luftëtarët rebelëpretendojnë se kanë rrëzuar Bashar al-Assad, i cili ka drejtuar vendin për gati 25 vjet.Raportohet se Assad është larguar nga Damasku me avion për në një destinacion të panjohur.

Kryeministri sirian, Mohammed Ghazi al-Jalali, ka thënë se nuk e di se ku ndodhet Assad për momentin.

Po ashtu ai është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë me çdo lidership të zgjedhur nga qytetarët e vendit për të siguruar një transferim më të qetë të pushtetit.

Komandanti i Hayat Tahrir al-Sham, Abu Mohammed al-Julani bën me dije thotë se të gjitha institucionet shtetërore do të mbeten nën mbikëqyrjen e kryeministrit të al-Asad derisa të dorëzohen zyrtarisht.

Pamjet e paverifikuara të shpërndara në mediat sociale tregojnë se mijëra të burgosur janë liruar nga burgu famëkeq Saydnaya, ku kundërshtarët e Asadit u torturuan dhe u ekzekutuan.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy