Gazetari Neritan Sejamini deklaroi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN Tv se e vetmja mënyrë që Partia Demokratike të fitojë Bashkinë e Tiranës është duke nxjerrë në votime ata që s’kanë dalë në votimet e kaluar dhe kjo gjë bëhet duke frymëzuar.
Duke vijuar shpjegimin e tij, Sejamini tha se kandidati që do të garojë përballë Veliajt nuk duhet të jetë thjesht një njeri i ndershëm, por duhet të jetë një njeri me kurajo, energji dhe karizëm pasi nëse luftohet me gjuhë burokratike, atëherë opozita do të pësojë disfatë.
A mundet Veliaj? Mendoj se shumica e qytetarëve të Tiranës janë kundër Veliaj, por qytetarët që votojnë janë pro Veliajt. PS që nga 2017 merr më shumë se 50% të votave e vetme. Ata që votojnë votojnë me shumicë PS, që PD të fitojë duhet të nxjerrë në votim ata që s’kanë shkuar dhe kjo bëhet me frymëzim. T’u kthejë njerëzve shpresën për të ardhmen.
Kush mund ta bëjë, nuk mund ta bëjë një partiak nga ata që ka sot PD. Nuk shoh ndonjë të frymëzojë, kandidati të jetë i ndershëm, me kurajo, me integritet. Duhet person që të frymëzojë jo thjesht pse është i ndershëm, por se ka vizion, energji. Ky është paradoksi, nga një anë e duan të ndershëm, por harrojnë që kryetari i bashkisë është personi i 3-4 më i rëndësishëm në jetën politike. Duhet njeri që të ketë energji dhe karizëm politike se do luajë një rol të jashtëzakonshëm. Nëse do votoja për Alimehemtin, do votoja kundër Veliaj. Nëse Alimeheti do të bëjë fushatë me ujin e pijshëm me primaret e ke të humbur, po hyre te gjuha burokratike, aty të mbyt Veliaj. Primaret kanë vlerë nëse perceptohen nga njerëzit si gjë që do sjellë ndryshimin.
Sejamini tha se Veliaj është kandidat që polarizon dhe në këtë mënyrë është një kandidat ideal për tu mundur.
Veliaj është kandidat që polarizon, ose e urrejnë ose janë me të. Kur ka mundësi për polarizim, atëherë ti frymëzon. Veliaj është kandidati ideal për të tu mundur pasi polarizon. Ju nuk duhet të mundni Veliaj duhet të fitojnë zemrat e shqiptarëve.



