Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia e Peqinit për armëmbajtje pa leje.
Në kuadër të veprimeve për goditjen e veprimtarive të paligjshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin ushtruan kontroll në banesën e shtetasit Merilto Merku, në fshatin Bishqem, ku dyshohej për armëmbajtje pa leje.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur një armë zjarri kallashnikov me fishekë, që ky shtetas e mbante pa leje.
Në përfundim të veprimeve, Merilto Merku, 31 vjeç, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.



