
Arben Çuko, kandidat i Partisë së Lirës në qarkun e Fierit tha në studion e MCN Informacion se kandidimi i tij në listë të hapur është një sfidë, por që ka shumë shanse që ai të bëhet deputet.
Më tej Çuko thotë se ai ka të drejtën morale t’i kërkojë votën qytetarëve të Fierit, se ai prej vitesh ka punuar me ta.
Kam shanse për t’u bërë deputet i qarkut Fier. Ne kemi një zonjë, Brunilda Haxhiu në listat e mbyllur. Në qarkun e Fierit, objektivi ynë është të marrim 7 deputetë. Në Fier, ka 7-8 muaj që është lëshuar lubia që qeveris vendin, duke arritur deri tek intimidimi tek buka e gojës. Është presion i paparë në qarkun e Fierit.
Koha është e shkurtër, po bëjmë të pamundur duke organizuar në grupe dhe besojmë se do marrim rezultat pozitiv. Në qarkun e Fierit është instaluar një bandë e strukturuar e vërtetë hajdutësh. Qytetarët na thonë që presin me padurim ndryshimin. Është një sfidë, e pranova me kënaqësi, duke pasur parasysh që i lamë dhe vendin zonjës. PL ka 4 deputetë në listën e mbyllur dhe pretendojmë të marrim dhe 8 deputetë në listë të hapur.
Ka shumë të pakënaqur. Jam një person që nuk kam futur duart në xhepin e qytetarëve. Kam të drejtën morale t’ia kërkoj votën qytetarëve se ata e dinë se kush është Arben Çuko.



