
Ndryshimet në paketën fiskale të vitit 2022, nuk kënaqin pritshmëritë e industrialistëve. Alban Zusi nga Shoqata e Industrialistëve Ushqimorë than ë studion e lajmeve të MCN TV se paketa e re reflekton një tendencë për rritje taksash.
Industrialistët ushqimorë kanë reaguar. Prisnim një paketë motivuese për prodhimin vendas. Me masa të zgjuara duhet të mbështesim prodhimin vendas. Vetëm prodhimi vendas mund të mbajë çmimet e pangritura dhe të krijojë stabilitetin e nevojshëm. Në paketën që na është vënë përpara jo vetëm që nuk shohim lëvizjet që prisnim, por ka një tendencë sa i përket ndustrisë ushqimore, për rritje taksash.
Në mënyrë të veçantë, Zusi u ndal në tre elementë, të cilët sipas tij rritin kostot për biznesin.
Lëvizja e TVSH. Është një masë që rrit edhe me 6% koston e të gjitha produkteve në blerje. I bën 6% më të shtrenjta për industrialistët.
Rritja e TVSH së imputeve me 10%. Ne e kemi parë me hezitim para disa vitesh dhe thamë që nuk ka për t’i ulur çmimet. Kishte gjasa që të krijonte kartel.
Është një masë tjetër që rrit koston e gazit për industrisë. Gazi ka qenë i pataksuar, tani i shtohet 6%.
Janë masa që shkojnë duke rënduar koston e biznesve prodhuese. Kjo paketë duhet rishikuar me biznesin vendas.



