Parashikimi i motit për nesër, 28 janar 2021

Parashikimi i motit për nesër, 28 janar 2021

Intesiteti i reshjeve të shiut në vendin tonë duket se është ulur ndjeshëm, duke ia lënë vendin kthjellimeve dhe temperaturave më të ulëta.Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, dita e nesërme do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë masve ajërore të ftohta dhe të thata.

Në këtë mënyrë moti nesër do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore. Por, gradualisht me kalimin e orëve (duke filluar nga orët e pasdites), mbi vendin tonë depërtojnë masa ajrore të paqëndrueshme dhe si rrjedhoj do të nis shtimi gradual i vranësirave deri të dendura.

Paqëndrueshmëria do të shoqërohet me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në zonën e veriut dhe atë të qëndrës. Në relievet relievet e larta malore këto reshje me intensitet të ulët do të jenë në formën e dëborës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme dhe negative në pjesën më të madhe të vendit. Brymë e ngricë gjatë mëngjesit dhe gjatë ditës në zona të thella malore.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore -9°C deri në 4°C

zonat e ulëta -6°C deri në 10°C

zonat bregdetare -2°C deri në 12°C

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy