Bomba më e madhe e Luftës së Dytë Botërore e gjetur ndonjëherë në Poloni është shpërthyer sot gjatë një procesi të ndërmarrë nga marina polake në një kanal transportues të Detit Baltik. Mundësia që kjo bombë të shpërthente ishte 50-50, por asnjë nga zhytësit që morën pjesë në operacion nuk u dëmtua.
Rreth 750 banorë u evakuan në qytetin Sëinoujscie, pranë të cilin ndodhej edhe bomba në fjalë, e cila quhej Tallaboy ose ‘tërmet’. Ajo ishte hedhur aty nga forcat ajrore britanike gjatë një bastisje në vitin 1945.
Sëinoujscie ishte pjesë e Gjermanisë dhe quhej Sëinemünde në kohën e bombardimeve.
Tronditja nga shpërthimi për asgjesimin e saj u dëgjua deri në qytet dhe një video e shpërndarë tregon një sasi të madhe uji që ngrihet në ajër.
Bomba peshonte 5.4 ton dhe ishte e gjatë gati 19 metra, gjysma e së cilës ishte mbushur me eksploziv. Para se të shpërthente ajo ishte e ngulur 12 metra dhe në siperfaqe dukej vetëm hunda e saj.
Marina polake përdori një pajisje të telekomanduar për të provuar të "shfryjnë" bombën pa shkaktuar një shpërthim të plotë.



