Haradinaj nga sheshi i Prishtinës i dërgon mesazh Serbisë: Kosova nuk i fal tokë askujt

Haradinaj nga sheshi i Prishtinës i dërgon mesazh Serbisë: Kosova nuk i fal tokë askujt

Pas 4 muajsh larg atdheut, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është rikthyer në Kosovë. Në një prononcim për mediat, pas mbërritjes në Aeroportin e Prishtinës, Haradinaj tha se “kemi fqinj që sillen armiqësisht dhe se i duhet treguar vendi sa më shpejt”. Ai ka akuzuar Serbinë për sjellje armiqësore karshi tij, shkruajnë mediat kosovare

“Kemi fqinj që është armik, sillet armiqësisht. Duhet të jemi të vendosur t’ia tregojmë vendin. Kemi njerëz të brendshëm që nënshtrohen, edhe atyre duhet t’ia tregojmë vendin. Nëse duhet të jemi të sinqertë me veteven, duhet ta shohim shembullin e Kroacisë”, është shprehur ish-komandanti i UÇK-së.

Ndërkohë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas arritjes në Kosovë, është drejtuar menjëherë për në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë, ku ka mbajtur fjalim para mijëra përkrahësve të tij.

Ai nga aty ka folur për Demarkacionin për të cilin ka thënë se nuk duhet kaluar.

“Jemi populli populli më i vjetër, jo vetëm në Ballkan, por edhe në botë. Nuk ju kemi shkaktuar kurrë tragjedi fqinjëve. Ne nuk duam ta kthejmë kohën 1000 vjet mrapa, por më kurrë nuk do t’u japim tokë. A e dini sa tokë na ka marrë Mali i Zi e Serbia, por më nuk u japim tokë. Nuk jemi kundër miqëve, por duhet me ua tregu vendin edhe të nënshtruarve tanë që na bënë horë. Shikoni se çfarë po ndodhë, ka dy vite që jemi blloku, sepse nuk po guxojnë të thonë se kemi gabu”, ka thënë Haradinaj.

Duke folur për Serbinë, me fletarrest të të cilës u mbajt për më shumë se tre muaj në Francë, Haradinaj ka thënë se armikut të keq, në këtë rast Serbisë, duhet me ja tregu vendin, ashtu siç ja ka bërë Kroacia. 

“Serbia nuk ka se çfarë kërkon brenda Kosovës”, ka thënë Haradinaj. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy