Blogerja e njohur e fitness-it, Rebecca Burger ka vdekur pasi një bombul e kremit të ëmbëlsirave i ka shpërthyer dhe e goditi në kraharorin e saj.
Goditja që francezja ka marrë i ka shkaktuar atak të menjëhershëm në zemër. Blogerja u dërgua menjëherë në spital por nuk arriti dot të mbijetonte.
Lajmi për vdekjen e saj është lajmëruar nga familja nëpërmjet një postimi në Facebook dhe Instagram ku 33-vjeçarja kishte rreth 200.000 ndjekës.
Nëpërmjet këtij postimi ata kanë dhënë mesazhin që asnjë njeri nuk duhet që ta përdorë bumbulën.



