
Vaksina ruse, Sputnik V, do të prodhohet në Kinë nga maji. Të dy vendet kanë arritur një marrëveshje për të garantuar prodhimin e 60 milionë dozave. Fondi Rus i Investimeve Direkte, i cili financoi zhvillimin e vaksinës, njoftoi se është rënë dakord për prodhim të mjaftueshëm për të vaksinuar 30 milionë njerëz me Shenzhen Yuanxing Gene-tech Co. Versioni i fundit i Sputnik është regjistruar në 57 vende të botës me popullsi totale 1.5 miliard njerëz. Sipas studimeve të botuara në “Lancet”, efektiviteti i Sputnik V është 91.6%.



