Detaje nga atentati në “Don Bosko”’/ Shënjestër ishte Fatjon Murati, autorët përfituan nga heqja e kamerave (VIDEO)

Detaje nga atentati në “Don Bosko”’/ Shënjestër ishte Fatjon Murati, autorët përfituan nga heqja e kamerave (VIDEO)

Gazetari Arsen Rusta ka dhënë detaje lidhur me atentatin e kryer një ditë më parë në zonën “Don Bosko”, ku mbeti e vdekur gabimisht banakierja Mimoza Paja dhe u plagosën 5 persona. Rusta raporton se sipas hetimeve paraprake rezulton se në fokus të atentatit ishte Fatjon Murati, një person me precedentë penalë, që është liruar pak kohë më parë nga qelia duke u lënë në “arrest shtëpie”.

Lokali ishte vendosur në sekuestro preventive nga Prokuroria tre javë më parë, ku pronari mund ta posedonte atë por i humbiste e drejta ligjore për ta tjetërsuar.

Kamerat e hequra nga operacioni “Fijet” duket se u kanë dhënë mundësi atentatorëve që të veprojnë në zonë pa u pikasur. Në total kanë qenë tre kamera që kanë monitoruar kryqëzimin e rrugës, që janë hequr nga policia.

Burime nga Drejtoria e Policisë bëjnë me dije për MCN Live bëjnë me dije se është proceduar penalisht familja Murati për posedimin e këtyre kamerave. Dyshohet se sulmi me kallashnikov është kryer nga pjesa e xhamisë. E pajetë ka mbetur mbi dysheme Mimoza Paja, e cila qenë duke dërguar një kafe te një nga klientët në lokal.

Makina ka qenë në lëvizje dhe pasi është qëlluar në drejtim të lokalit, mjeti është larguar drejt Spitalit të Traumës, për të dalë në rrugën “Dritan Hoxha” dhe mandej në autostradë, nga ku është larguar drejt zonës së Manzës. BMW X5 e gjetur e djegur është automjeti i dytë i djegur dhe rezulton të jetë mjet i vjedhur. Agjentët e krimeve po bëjnë kontrolle në zonën e Fushë-Krujës.

Rusta raporton se heqja e kamerave jo vetëm pamundëson policinë për një panoramë të qartë të hetimit, por edhe për të fiksuar momentet kur ata janë larguar. Duket se atentatorët e kanë studiuar zonën dhe kanë pritur këtë moment.

Fatjon Murati sot është në masën “arrest shtëpie” dhe mund të kenë pasur informacion mbi të apo të kenë monitoruar lëvizjet e tij. Ndërkaq, mësohet se fatmirësisht 6 të plagosurit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy