Në komision hetimor parlamentar të CEZ është thirrur për të dëshmuar ish-kreu i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave Arben Doçi nga viti 2007 deri në vitin 2013.
Doçi në raportimin e tij ka thënë se ka pasur disa lloj raportimesh.
"Raportimi kryesor dhe më i rëndësishme ka qenë raportimi i aktivitetit të dyshimtë dhe trasaksionet e dyshimta. Kjo ka qenë pika e parë dhe nevralgjike ku kemi insistuar. Unë e kam gjetur Njësinë e Inteligjencës Financiare që vinin raportimet në letër. Transaksionet vinin vetëm nga bankat dhe nga asnjë tjetër", tha Doçi.
Sa i përket raportimit të aktivitetit të dyshimtë në 2008 apo 2009 Doçi deklaroi se ka një statistikë të cilën e ka marrë nga portali zyrtar i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, raportimet e aktivitetit të dyshimtë në 2008 kanë qenë 152, në 2009 186 raportime. Në këto raportime këtë emër nuk e kam hasur dhe kujtesa nuk më ka lënë.
Doçi ka thënë kur është pyetur për Nue Kalaj se nuk e njehë këtë person.



