
Autoritetet ruse kanë deportuar 1.2 milionë qytetarë ukrainas, qysh nga nisja e ndërhyrjes ushtarake më 24 shkurt.
Një shifër e tillë u bë e ditur gjatë një konference për mediat nga zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, cituar nga Ukrinform.
Kam numrin e plotë të të depërtuarve dhe është shumë më ndryshe nga të dhënat që jep Rusia. Por ndodh që Rusia nuk e thotë kurrë të vërtetën... Thonë se bëhet fjalë për thuajse dy milionë njerëz.
Por shërbimet tona të inteligjencës, konfirmojnë depërtimin e 1.2 milionë ukrainasve, nga të cilat 240 mijë janë fëmijë, 2 mijë prej tyre jetimë.



