Zbulohet në Yzberisht firma që falsifikonte dokumente, 3 të arrestuar

Zbulohet në Yzberisht firma që falsifikonte dokumente, 3 të arrestuar

Zbulohet një firmë në Yzberisht, ku falsifikoheshin dokumente, ku kishte mallra të kontrabanduara dhe punonjës të pasiguruar.

Në kuadër të operacionit të koduar “Vula” nga policia e Tiranës, u arrestuan në flagrancë dy organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale dhe një person tjetër i cili u kap duke marrë një certifikatë pronësie false.

Gjatë operacionit të zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Ç. B., 53 vjeç, banues në Tiranë, bashkëpronar i firmës, i dënuar më parë ndër të tjera dhe për kontrabandë;

A. R., 55 vjeç, banues në Tiranë, punonjës i firmës;

F. Sh., 54 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasit Ç. B., dhe A. R., nëpërmjet vulave false të institucioneve të ndryshme shtetërore brenda dhe jashtë Shqipërisë, iu siguronin dokumente leje qarkullimi, libreza, deklarata noteriale, dokumente shkollore dhe dëshmi të aftësive profesionale shtetasve të ndryshëm.

Ndërkaq, shtetasi F. Sh., u kap në flagrancë duke marrë një certifikatë pronësie, të dyshuar të falsifikuar.

Në ambientet e subjektit privat u gjetën 210 shishe me verë, të dyshuara të kontrabanduara, si dhe u konstatua se ishin punësuar shtetas, pa u siguruar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy