Nga nënoficer i FA në muzikant/ Këngëtari Lirim Muçollari rrëfen rrugëtimin artistik, promovon këngën “Qejfi i korçarit”

Nga nënoficer i FA në muzikant/ Këngëtari Lirim Muçollari rrëfen rrugëtimin artistik, promovon këngën “Qejfi i korçarit”

Këngëtari nga Korça, Lirim Muçollari, ishte i ftuar në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ku foli për rrugëtimin e tij muzikor dhe pasionin për të, të cilit vendosi t’i përkushtohej plotësisht pas një eksperience disa vjeçare në Forcat e Armatosura.

Lirimi tregon se ka shërbyer më herët si nënoficer në Forcat e Armatosura, por në një moment vendosi të shkëputej nga ushtria për t’iu dedikuar muzikës. 

Jam krenar që kam mbajtur atë uniformë, edhe pse në atë kohë kushtet ekonomike dhe ngarkesa e madhe e punës e shtynë më ndiqja pasionin tim të vërtetë.

Unë u largova nga FA sepse me duhet te punoja më shumë, rrogat nuk kanë qenë siç janë sot, pastaj nuk rikthehem më sot, sepse janë disa kushte, duhet mosha e caktuar, për nënoficer e ka deri ne 35 vjeç, dhe me pas te jesh aktiv duhet të besh disa kurse dhe trajnime intensive.

Gjatë intervistës, ai promovoi edhe këngën e tij më të re, “Qejfi i korçarit”, e cila është pritur mjaft mirë nga publiku. 

Ideja për këngën lindi spontanisht gjatë sezonit veror, teksa isha i angazhuar me performanca live. 

Një bisedë rrugës me mikun e tij, Florin, u kthye në frymëzim për frazën kryesore të këngës. Tekstin ia dërgova Rino Boçit, i cili realizoi muzikën dhe orkestrimin, duke e finalizuar projektin artistik.

Me muzikën jam marrë më vonë, fillimisht përmes aktiviteteve shkollore dhe në mënyrë autodidakte, duke e ndërtuar karrierën hap pas hapi. 

Nga Korça jam shpërngulur në Tiranë që në vitin 2003, ku duke menaxhuar një lokal, gjeta gradualisht veten në skenën muzikore.

Sot, zhvilloj performanca live kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Korçë.

Kengëtari Muçollari vëren se muzika shqiptare ka pësuar ndryshime vitet e fundit dhe se publiku po i rikthehet gradualisht muzikës tradicionale dhe asaj qytetare, nga e cila për një periudhë ishte larguar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy