
Ish-kreu i PD-së në Tropojë, Azgan Haklaj, i ftuar në emisionin e sotëm “Arnautistan” të gazetarit Mustafa Nano, në MCN TV, ngjarjet dhe lëvizjet e fundit politike në këtë parti, i vlerësoi si mjaft pozitive, në kontestin e ndryshimeve në të mirë të partisë.
Sipas Haklajt, zhvillimet e fundit, por tregojnë që PD po ndryshon, dhe nga një lëvizje që ishte deri më sot, po kalon në një parti të vërtetë.
“PD po kthehet nga një lëvizje që ka qenë deri më sot, në parti, kjo po ndodh për herë të parë, sepse, deri më sot, ajo ishte e uzurpuar nga Berisha, i cili ndërtoi një regjim autokratik, dhe tashmë po tregohet që po kthehet në një parti të vërtetë.



