Mjekët e ardhshëm, pa praktikë prej 1 viti (VIDEO)

Mjekët e ardhshëm, pa praktikë prej 1 viti (VIDEO)

Universitetet nuk i kanë hapur dyert për këtë vit akademik. Që prej tetorit, leksionet dhe seminaret janë zhvendosur online për shkak të masave anti-Covid. Për studentët e mjekësisë, në mënyrë të veçantë, kjo ka krijuar vështirësi për shkak të anulimit të praktikës mjekësore.

Viti që lamë pas dëshmoi se sa e rëndësishme është për një profesionist shëndetësor të jetë i aftë profesionalisht dhe i gatshëm të përballë sfidat.

Fatkeqësisht që prej marsit të vitit të kaluar, studentët e mjekësisë të viteve të katërta, të pesta dhe të gjashta, pranë Universitetit të Mjekësisë Tiranë, nuk kanë mundur të realizojnë praktikat mjekësore.

Të gjetur në këtë situatë, ata i janë drejtuar rektoratit me një kërkesë për një plan masash që do të riorganizonte formën e pjesëmarrjes në praktikat mjekësore.

Pavarësisht se situata e krijuar nga Covid-19 e bëri të nevojshme rritjen e numrit të bluzave të bardha, pjesa më e madhe e studentëve të mjekësisë nuk e patën mundësinë të shërbenin në spitale. 

Ata që do të jenë mjekët tanë pas disa vitesh nuk po marrin dijet dhe përvojën që supozohet t’u japë praktika mjekësore. Për më tepër, fakti që një pjesë e pedagogëve janë edhe mjekë, në një situatë si kjo e pandemisë, e ngushton edhe kohën në dispozicion për punën akademike.

Gjithashtu, është fakt se në raport me disa vite më parë, numri i studentëve ka ardhur në rritje të konsiderueshme krahasuar me numrin e pedagogëve. Ndërsa ndikim në këtë pikë ka pasur edhe largimi i mjekëve nga Shqipëria, i cili e ka reduktuar numrin e atyre që udhëheqin studentët në praktikën mjekësore.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy