Paloka: Halli jonë, jo kush do mbajë zyrat. Sulaj: Gjithçka nisi në datën 9 shtator

Paloka: Halli jonë, jo kush do mbajë zyrat. Sulaj: Gjithçka nisi në datën 9 shtator

Demokratët Edi Paloka dhe Dashnor Sulaj në ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV komentuan situatën e Partisë Demokratiëke duke u përgjigjur edhe se ku pritet të shkojë ajo.

Gjatë fjalës së tij Paloka u shpreh se halli i tyre sot nuk është kush do mbajë zyrat dhe vulën por problemi qëndron te demokratët që sipas tij kanë 8 vite rrugëve.

Nga ana tij Sulaj tha se e gjithë kjo situatë e ka zanafillën nga data 9 shtator aty ku filloj dhe kjo përçarje në  PD.

Diskutimet

Paloka: Të njëjtën gjë thash në mbledhje kryesie me këtë rrugë që keni nisur i mbajtët zyrat, vulat të gjitha. Do vinë zgjedhjet as 5% nuk merr kjo që quhet gjasme PD zyrtare, çfarë do i themi demokratëve. Ne hallin se kemi kush do mbajë zyrat, unë dhe Dashi jemi deputet jemi në rregull e marrim një rrogë në kuvend, demokratët kanë 8 vite rrugëve. Për mua është skandaloze të thuhet se nëse ka ardhur momenti le të shkatërrohet dhe përçahet vetëm për të mbajtur zyrat.

Sulaj: E dimë se pse ka filluar një gjë e tillë. Sepse ky proces nisi nga një shkëndijë e datës 9 shtator 2021. Para kësaj date të gjithë ishin mirë dhe po të mos ndodhte kjo shkëndijë as Paloka dhe as unë nuk do diskutonim këto.

Paloka|: Ndodhi dhe ka sjellë këto pasoja ku jemi ne sot

Sulaj: Ka shkak dhe pasojë procesi

Paloka: Vendimi personal i Bashës ishte shkaku i kësaj që solli, sepse deri atëherë nuk kishte as foltore as përçarje. Më pas ndodhi kjo që ndodhi.

Sulaj: Ti e di që edhe në mënyrë absolute asnjë demokrat nuk është kënaqur pse doktor Berisha të jetë person non grata asnjë demokrat se do këtë. Ama nuk pajtohem pas 9 shtatorit me Berishën sepse e di rrugën ku po shkon. Mua në këto momente nuk më dhimbset as Berisha dhe as Basha por më dhimbset PD.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy