Video/ Shtohen kërkesat për leje pune nga të huajt në Vlorë, prioritet sektori i turizmit

Video/ Shtohen kërkesat për leje pune nga të huajt në Vlorë, prioritet sektori i turizmit

Me ndryshimin e ligjit për punësimin e të huajve në vendin tonë, janë shtuar dhe kërkesat për leje pune nga të huajt.

Në drejtorinë rajonale të punësimit aktualisht kanë aplikuar një numër i madh shtetasish nga Nepali e Bangladeshi ndërsa janë pajisur me leje pune rreth 115 të tillë.

Gjatë një interviste për MCN TV, specialistja për migracionin dhe marrëdhëniet e punës pranë kësaj drejtorie, Gjinovefa Xhori detajon lejet për punëmarrës dhe për të vetëpunësuar.

Sektori i turizmit është prioritet në kërkesat e të huajve për leje pune, por nuk mungojnë aplikimet edhe për sektorin e fasonerisë apo dhe ndërtimit.

Kështu 115 leje për punëmarrës dhe 97 leje të rinovurara për të vetëpunësuar, është aktualisht situata pranë zyrës së migracionit dhe marrëdhëniet e punës, në agjencinë kombëtare të punësimit dhe aftësive të Vlorës, çka tregon edhe njëherë mungesën shqiptare të stafeve në sektorë të ndryshëm në qytetin bregdetar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy