Shtypi gjerman: Prokurori shqiptar që i rrezikohet jeta nga mafia e ndërtimit

Shtypi gjerman: Prokurori shqiptar që i rrezikohet jeta nga mafia e ndërtimit

Nën titullin "Viktimë e korrupsionit" gazeta gjermane "tageszeitung" i kushton vëmendje të martën (29.08) problemeve me të cilat përballen prokurorët shqiptarë, kur hetojnë rrjetet e rrezikshme. Arben Jorgaqi është një prokuror nga Vlora, i cili ka hetuar në rrjetet e mafias së ndërtimit. Ai humbi edhe vendin e punës dhe tani ka frikë për jetën.

"taz" e përshkruan prokurorin nga fundi i të 30-ve si një tip modern, i interesuar për artin, që në vështrim të parë nuk duket sikur përshtatet me profesionin e tij. "Por ai është prokuror që e merr seriozisht profesionin dhe luftën e propaganduar nga qeveria kundër korrupsionit....Arben Jorgaqi ka imazhin e një prokurori të pakorruptuar...por në majin e këtij viti erdhi kthesa. Jorgaqi u pushua nga puna. Me sa duket ai i ishte afruar shumë disa njerëzve të fuqishëm."

Në vazhdim "tageszeitung" nënvizon, se prokurori shqiptar ia doli, madje edhe si hetues në fshehtësi të zbulojë, se kriminelët e veshur me petkun honorifik të biznesmenit kishin manipuluar dosje dhe përkatësinë e truallit, në luftën për të siguruar copat më të majme të bregdetit shqiptar.

"Prokuroria megjithatë mblodhi prova dhe bëri goditjen e parë. Në maj të këtij viti ai kërkoi arrestimin e disa personave të rrjetit në fjalë. Por për habinë e tij policia nuk reagoi. Në vend të kësaj ajo mori një qortim. Më vonë ai u zhvendos në Përmet."

Gazeta gjermane raporton mbi përplasjen e prokurorit shqiptar, Arben Jorgaqi me prokurorinë e Vlorës. Lufta me autoritetet përfundoi me "lirimin" e tij nga detyra dhe më vonë me heqjen e mandatit. "As protestat në Tiranë nuk sollën gjë.... prokurori i padëshiruar u largua para reformës në drejtësi nga detyra."

300.000 euro kompensim

Por historia e Arben Jorgaqit nuk përfundon me kaq. Ai ka marrë kërcënime pas refuzimit të 300.000 eurove si "kompensim". "Arbeni u fsheh në Tiranë dhe ndërron rregullisht vendbanimin. Ai ka frikë për jetën...shpresa e vetme është që Gjykata e Apelit në Tiranë të vendosë në favor të tij. Por për shkak të lidhjeve të politikanëve të nivelit të lartë me rrjetin e mafias së ndërtimit, ai është skeptik."

 / DW / 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy