‘Zgjohu me MCN’/ Zoto: Bari shkaktari numër një i alergjive, duhet kuruar për të mos prishur cilësinë e jetës

‘Zgjohu me MCN’/ Zoto: Bari shkaktari numër një i alergjive, duhet kuruar për të mos prishur cilësinë e jetës

Mjekja alergologe Maria Zoto për ‘Zgjohu me MCN” ka folur për alergjitë e stinës të cilat këtë periudhë janë dhe më prezentë në jetën tonë. Ajo tha se bari i egër poshtë pemës është shkaktari numër një që sjell këtë lloj alergjie në këtë periudhë, ndërsa këshillon patjetër një takim me mjekun për ta kuruar duke mos lejuar të na prishet cilësia e jetës. Sipas saj alergjia është më shumë gjenetike, ndërsa thekson se më të prekurit janë moshat e reja, fëmijët dhe adoleshentët.

Në fakt mund të them se që nga fundi i dimrit kanë qenë të ngarkuar me teshtima, hundë të bllokuara etj. Simptomat e para le të themi se ka pasur kollë të zgjatur, që nga periudha post virozë dhe së fundmi kanë nisur teshtimat, lotimi syve, skuqja e tyre që mendoj se janë nga poleni i bimëve.

Pacientët vijnë dhe më thonë që do jetë alergji nga pemët se dal nga liqeni, por në fakt është bari i egër poshtë pemës që sjell këtë lloj alergjie e cila përhapet shumë lehtë përmes ajrit vijnë në kontakt me hundën dhe sytë dhe pastaj shfaqen këto simptomat me kollë që tregon se alergjia ka prekur dhe mushkërinë.

Ka pasur shumë virozë këtë periudhë, por duhet të them se virozat kalojnë më shpejtë me ndonjë teshtimë dhe kollë, por kur ato zgjasin më tepër dhe sidomos kur shoqërohet me lotim sysh dhe fishkëllim në gjoks është alergji.

Mund të zgjasin më shumë se një javë, por dhe përsëritja në të njëjtin sezon, apo çdo vit në të njëtat periudha tregon se është alergji.

Alergjia është gjenetike e trashëguar, por më shumë prek moshat e reja, manifestohet tek fëmijët, adoleshentët dhe të rriturit në moshë të re. Duket sikur këto 10 vjetët e fundit po shtohen ndoshta dhe për shkak të ndryshimeve klimaterike, jetesa në zona të urbanizuara.

Bimët me lule me ngjyra nuk bëjnë alergji, por familja e qiparizit, pishat, selvia bëjnë alergji kurse në këtë periudhë është bari i egër që mbin kudo dhe është faktori kryesor për alergjitë që fillon në mars dhe vazhdojnë simptomat deri në maj.

Mirë është që njëherë ta takojmë një mjek sepse nuk është aq e lehtë për ta kuruar në kushte shtëpie. Vaksina e alergjisë është i vetmi trajtim që bën trajtimin dhe ka mbi 90% sukses. Pra alergjia kurohet dhe trajtohet shumë mirë. Nëse nuk trajtohet për vite të tëra mund të them se pacientët do kenë vuajtje kronike, bllokim të mukozave dhe madje do kalojnë te azma. Ne nuk duhet ta lejojmë alergjinë të na prishë cilësinë e jetës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy