Koronavirusi/ Ekonomia e Eurozonës bie në shifra rekord

Koronavirusi/ Ekonomia e Eurozonës bie në shifra rekord

Ekonomia e Eurozonës ka pësuar një tkurrje me një ritëm shumë të shpejtë duke arritur shifra rekord në tremujorin e parë, ndërkohë që pandemia e Covid-19 i ka detyruar të gjitha vendet të mbyllen.
Një vlerësim i parë i PBB-së midis janarit dhe marsit tregoi një tkurrje prej 3.8%, një tkurrje më e madhe kjo sesa gjatë krizës financiare.
Shifrat tregojnë një rënie të madhe të aktivitetit ekonomik në Francë dhe Spanjë për të njëjtën periudhë.
Në Gjermani papunësia është rritur megjithëse mbetet relativisht e ulët në krahasim me vendet e tjera.
Të mërkurën, SHBA-ja zbuloi se ekonomia e saj kishte pësuar tkurrjet më të rënda për më shumë se një dekadë,  me rreth 1.2% në periudhën tremujore, një tkurrje gjithsesi më pak e rëndë sesa në Eurozonë.
Të enjten, shifrat nga Departamenti i Punës i SHBA-së treguan se 3.8 milionë më shumë amerikanë paraqitën kërkesa për përfitime të papunësisë javën e kaluar. Kjo është ngritja më e ulët javore për një muaj, por gjithsesi shumë e lartë, duke e çuar numrin e punëve të humbura gjatë pandemisë në rreth 30 milionë.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy