Roboti sulmon operatorin në Kinë/ Ekspertja AI: Ka gjasa që është problem programimi, testimet janë thelbësore

Roboti sulmon operatorin në Kinë/ Ekspertja AI: Ka gjasa që është problem programimi, testimet janë thelbësore

Një video e shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale tregon një robot humanoid duke sulmuar operatorin e tij brenda një fabrike në Kinë, çka ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë e robotikës dhe zhvillimin e inteligjencës artificiale.

Fibank 

Denisa Kele, eksperte e Inteligjencës artificiale, në një intervistë për emisionin “Zgjohu me MCN” dha një sqarim mbi situatën dhe rreziqet që zakonisht mbart një teknologji e papërgatitur mirë.

Kina është në një garë të fortë me SHBA për zhvillimin e inteligjencës artificiale dhe të robotikës. Në këtë garë të shpejtë teknologjike, ndodh që disa kompani i nxjerrin robotët në treg pa përfunduar të gjitha fazat e testimit. Mendoj se kjo është një nga arsyet e incidentit që pamë në video.

Robotët industrialë kalojnë zakonisht një sërë testimesh të ndërlikuara para se të vendosen në përdorim, për të shmangur pikërisht situata të tilla të rrezikshme.

Në këtë rast ka shumë mundësi që problemi të ketë qenë me sistemin e programimit ose me sensorët e robotit.

Videoja sugjeron se roboti ka pasur një bllokim logjik, ose ka hyrë në një ‘loop’ të përsëritur që nuk u ndalua në kohë. Zakonisht, robotët duhet të kenë një ‘save tool’, një mekanizëm sigurie që ndalon menjëherë funksionimin kur ndodh një anomali. 

Kele shpjegoi se nëse robotët nuk janë testuar siç duhet, mund të ndodhë që sensorët e tyre të gabojnë në identifikimin e një objekti apo një personi, duke e interpretuar si kërcënim.

Robotët nuk programohen për të lënduar, mund të ketë qenë një defekt në sensorë apo në logjikën e brendshme.

Është e mundur që roboti e ka perceptuar operatorin si një rrezik dhe për këtë arsye ka reaguar në mënyrë agresive. Ky është një sinjal që tregon se diçka ka shkuar keq në programim ose në detektimin e targetit. 

Rastet e tilla nxjerrin në pah nevojën për standarde më të larta etike dhe teknike në ndërtimin e robotëve, si dhe për përgjegjshmëri më të madhe nga ana e kompanive prodhuese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy