Transmetuesi publik izraelit është kritikuar nga ndjekësit pasi transmetoi një intervistë me Tony Abbott, ish-kryeministër i Australisë, në të cilën ai është shprehur se bota po kontrollohet nga “një kult i klimës". Gjatë intervistës, e regjistruar në 15 dhjetor, ndërsa shteti i tij në New South Wales po përballej me zjarre masive, Abbott mohoi që dioksidi i karbonit të jetë shkak u rritjes së ngrohjes globale. Intervista u transmetua në natën e Vitit të Ri, në një emision të veçantë që shqyrtonte çështjet kryesore ndërkombëtare të dekadës.
"Ndërsa ne ende duket se jemi nën kontrollin e një kulti klimatik, ky i fundit do të prodhojë rezultate politike që do t'i bëjnë njerëzit të zgjohen vetë."
Për Abot, përqendrimi te çështja e uljes së emetimeve të gazeve serë në Australi ka shkaktuar ndërprerje dhe rritje të çmimeve të energjisë. “Herët e vonë, njerëzve do t’u përplaset në fytyrë e vërteta”, tha ai.
I pyetur nëse e mohon faktin se ka pasur progres në çështjen e ngrohjes globale, Abbot tha se ndërkohë që “nuk ka dyshim se klima ka ndryshuar”, paralajmërime të ngjashme ka pasur edhe para revolucionit industrial.
Pikëpamjet e Abbot kundërshtohen nga çdo akademi shkencore në botë si edhe nga agjencitë shtetërore të shkencës në vendin e tij. Qëndrimet kundër kauzës së ndryshimit klimatik njihen gjerësisht në Australi.
Më parë ai është shprehur në lidhje me temën se "është logjike të mendosh se emetimet e dioksidit të karbonit, veçanërisht dioksidi i karbonit njerëzor, nuk janë i vetmi, madje edhe faktori kryesor" në ndryshimin e klimës.
"Të gjitha gjërat janë të barabarta natyrisht ne duhet të përpiqemi të zvogëlojmë emetimet tona të dioksidit të karbonit. Gjëja e fundit që duhet të bëjmë është t'i dërgojmë industritë tona në det të hapur dhe të bëjmë presion mbi buxhetet e brendshme, duke rrezikuar kriza të ngjashme me ato të vendeve të botës së tretë, të gjitha në emër të ndryshimit të klimës. Ne duhet të jemi të ndjeshëm, të ekuilibruar dhe proporcionalë në lidhje me këto gjëra dhe nuk mendoj se politikëbërësit e tjerë janë tani".
Sezoni i zjarrit në Australi filloi në gusht, shumë më herët se zakonisht, dhe ka marrë të paktën 19 jetë, ka shkatërruar më shumë se 1 600 shtëpi dhe ka djegur të paktën 4.6 milion hektarë tokë - një zonë më shumë se dyfishi i madhësisë së Izraelit.



