Xhymshiti: SHBA e përfshirë në luftën e Izraelit ndaj Iranit, Shqipëria e ekspozuar në sigurinë kombëtare (VIDEO)

Xhymshiti: SHBA e përfshirë në luftën e Izraelit ndaj Iranit, Shqipëria e ekspozuar në sigurinë kombëtare (VIDEO)

Gazetari Vudi Xhymshiti i cili ndodhet aktualisht në Ukrainë thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përfshira në luftën e Izraelit ndaj Iranit.

Në një intervistë për MCN TV ai deklaroi se pas strehimit të muxhahedinëve iranianë në Manëz, Shqipëria është e ekspozuar sa i takon sigurisë kombëtare.

Kemi informacione të konfirmuara se SHBA do të përfshihen drejtpërdrejtë në luftën kundër Iranit, në krah të Izraelit.

SHBA janë të përfshirë në çdo luftë që Izraeli bën. Është i përfshirë dhe në luftën në Gaza dhe tani që Izraeli ka filluar operacion kundër Iranit me argumentimin se Irani po zhvillon armë bërthamore, SHBA janë të përfshirë. 

Sa i takon muxhahedinëve iranianë të strehuar në Shqipëri, sigurisht që Shqipëria është e ekspozuar sa i takon sigurisë kombëtare. 

Muxhahedinët që janë të strehuar në Shqipëri kanë orientimet e tyre, përveç di që janë orientuar për një sulm kibernetik ndaj aleancës perëndimore. 

Situata është e paqartë dhe ka nevojë për tu sqaruar, ashtu si prezenca e tyre. 

Nuk mendoj se grupi iranian që janë në Shqipëri do të konsiderohen për një qeveri të mundshme tranzitore. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy