Bici: Do kallëzoj për shantazh mediat e Hysenbelliut

Bici: Do kallëzoj për shantazh mediat e Hysenbelliut

Shefja e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Dallëndyshe Bici, ka reaguar pas publikimit të një audio-përgjimi në media ditën e sotme. Në një postim në rrjetet sociale, Bici shprehet se do të ndjekë rrugën ligjore për atë që e cilëson shantazh dhe kërcënim.

Bici reagoi në lidhje me një përgjim të publikuar sot nga Balkanëeb, një bisedë mes bashkëshortëve Foti dhe Sofi Doda me Ariel Balanin. Ky i fundit, sipas kreut të IKMT-së nuk ka qenë kurrë inspektor në institucionin që ajo drejton.   

Ndaj shantazhit, fyerjeve dhe kërcënimit do të ndjek rrugën ligjore

Mediat në pronësi të z.Irfan Hysenbelliu vazhdojnë përpjekjet e shfrenuara dhe të dëshpëruara për intimidim dhe hakmarrje. Sepse asgjë profesionale nuk ka, kur pas një “skupi” të tre viteve më parë, që mediat e z.Irfan e paraqesin si zbulim aktual, me një person të proçeduar penalisht, që nuk ka qenë as inspektor i IKMT ndonjëhere, minimumi nuk kërkohet të shprehet edhe pala tjetër, unë dmth. Gjithsesi jam e gatshme të përballem në çdo institucion ligjor, për çdo akuzë. Unë njoh ligjin e shtetit, nuk i njoh “ligjet” e prapaskenave të medias dhe pronarëve të tyre. Dhe pikërisht për këtë, jam duke përgatitur kallëzim penal për shantazh, fyerje dhe kërcënim për shkak të detyrës. Kjo gjuhë thikash kundër shërbyesve të vendit dhe shtetit pa asnjë provë dhe fakt, duhet të qëndrojë pas dhëmbëve. Unë bëj vetëm detyrën dhe do të vazhdoj ta bëj me përkushtim pavarësisht dhunës së fjalëve, e shantazhit pa asnjë provë e fakt.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy