Premtimet e Ramës për rritje rroge/ Kalemaj: Premtime të pabesueshme edhe nga vet ai, frika nga opozita e çon në demagogji (VIDEO)

Premtimet e Ramës për rritje rroge/ Kalemaj: Premtime të pabesueshme edhe nga vet ai, frika nga opozita e çon në demagogji (VIDEO)

Premtimet e kryeministrit Edi Rama, për rritje page shihen në mënyra dhe fakte të ndryshme.

Politologu Ilir Kalemaj, thotë se këto premtime nuk duhen besuar për faktin se përdoren në kuadër të propagandës politike dhe demagogjike.

Sipas tij, shifrat për matjet e rrogave mesatare në Shqipëri e tregojnë  atë të fundit në rajon.

Së pari nuk duhet thënë se plasi peshku dhe këtu erdhi në çek i bardhë dhe po bën gjithë këto premtime  për ti materializuar.

Unë nuk besoj absolutisht këtyre premtime e para sepse shifrat janë kokëforta. E para sepse vetëm pak javë më parë, matjet e rrogave mesatare të rajonit, Shqipëria dilte me 420 € më pak se gjysma e asaj të BeH që e kishte diku te 895 €, Mali i zi te 850€ , etj.

Rama sot tha se do ta çojmë rrogën nga 563 € në 900€ rogën mestarë bruto. Është shumë qesharake kjo gjë, sepse për tu përdorur ato bonuset që jep qeveris përdoren në vlera bruto, kurse ato që duhet të paguajnë qytetarët, përdoren neto. Gjithmonë përdoren në kuadër të propagandës politike dhe demagogjisë, pensionistëve u dha një 5 mijë le për të votuar gjithmonë dhe ata vazhdojnë të jenë më të varfër në Evropë.

Kalemaj, thotë se frika nga opozita e çon Ramën në këtë demagogji.

Sipas tij, premtimet janë të pabesueshme edhe nga vet kryeministri.

Normalisht që e gjitha kjo është fushatë demagogjie, për faktin se u çuan profesorët pedagogët në grevë, dhe u tha që s’ka për tu rritur fare, për të gjitha këto është demagogji dhe nuk e kuptoj se pse e bën, vërtete aq shumë i frikësohet asaj opozite të përçarë siç thotë Rama.

Nëse opozita është kaq e përçarë, kaq antiamerikane, nuk kanë përkrahje dhe mbështetje ndërkombëtare , pse kjo frikë qe e shtyn kryeministrin të bëj pretime, të pabesueshme edhe nga ai vet.

Pra mendoj se ai i frikësohet faktit që ka korrupsion të thellë dhe të përhapur në administratës publike dhe kjo natyrisht do të vazhdojë dhe do të hetohet nga gjykata e Posaçme, dhe kjo gjë do të ndikojë në uljen e publikut dhe në këtë situatë ne kemi dalje plebishitare të mirë, do të ishte një disfatë politike për vet Ramën dhe mendoj se ai vet po përdor këto premtime të pabesueshme

Edhe  e fundit nëse do të ndodhte, nëse Rama hap qesen e keni menduar kush do te ishte efekti shkatërrues mbi inflacionit, çlidhje ka rritja e pagës nëse do të rriten shpenzimet me 150 € në muaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy