“SPAK ka pyetur Ramën në Kryeministri për ‘McGonigal’”/ Llangozi: Kontrollet në banesën e Veliajt, show i Prokurorisë së Posaçme (VIDEO)

“SPAK ka pyetur Ramën në Kryeministri për ‘McGonigal’”/ Llangozi: Kontrollet në banesën e Veliajt, show i Prokurorisë së Posaçme (VIDEO)

Avokati Arben Llangozi i sheh kontrollet në banesën e Veliaj një shoq që SPAK po bën në ngarkim të Veliajt, pasi vepra penale për të cilën akuzohet kryebashkiaku i Tiranës nuk provohet me sekuestron e celularëve.

Përmes një lidhje ‘Skype' me studion e lajmeve të MCN Live, Llangozi tha se kontrolli të premten përkonte dhe me protestën e PL para SPAK, dhe në një farë mënyrë kjo ngjarje mori vëmendjen.

Referuar veprës penale për të cilën ka filluar edhe procedimi penal, ai i hetimit pasuror, ose pastrimi i produktit të veprës penale e cila është vepër nuk provohet në bazë të sekuestrimit të celularëve, por provohet në bazë të transaksioneve të ndryshme financiare e shoh më tepër si një show  të SPAK që bën në ngarkim të Veliajt. Kjo sekuestro përkon me protestën që PL kishte organizuar para SPAK. Për të sulmuar protestën e PL u bë veprim i tillë dhe vëmendjen e mori sekuestrimi i telefonave të Veliaj dhe bashkëshortes. Nuk jemi përpara një rasti që të kemi një hetim të mirëfilltë në lidhje me këtë vepër.

E lidh me strategji, se hetimi pasuror nuk ka lidhje me sekuestro telefonash. Të sekuestrohej një apartament dakord, por jo me telefonat, por mbi të gjitha 8 muaj pasi u bë publik që është në hetim. Në telefon nuk do të gjejë asgjë SPAK.

Llangozi tha se SPAK ka pyetur Ramën në Kryeministri, dhe se ky veprim tregon se Prokuroria e Posaçme vepron me dy standarde.

Kryeministri i bën presion përmes SPAK. E organizon në atë formë që Veliaj të jetë gjithmonë nën komandon e kryeministri. Pak kohë më parë SPAK ka shkuar në Kryeministri nëpërmjet oficerëve të BKH-së ka marrë në pyetje kryeministrin për çështjen McGonigal, pse nuk u trajtua si gjithë të tjerët. Duhet të kishte shkuar Rama dhe të përballej me gazetarët dhe jo të favorizohej. Kjo është ajo që SPAK vepron dhe heton me dy standarde.

Më tej Llangozi tha se SPAK ka kërkuar caktim mase për dy oligarkë, por gjykata ka refuzuar pas presioneve të kryeministrit Rama.

Kam dijeni që është kërkuar caktim mase për dy oligarkët dhe ca punonjës të shtetit shqiptar dhe nuk ka. Është kërkuar nga SPAK dhe është rrëzuar nga gjykata sepse kryeministri i ka bërë presion gjykatave që të mos avancohet me masa të tjera më ekstreme. Po bën gati një muaj e gjysmë. Edhe sot edhe kësaj dite, kemi amnisti nga shteti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy