Këngëtarja Ledia Halili vjen me këngën e re, të frymëzuar në ambientet e MCN

Këngëtarja Ledia Halili vjen me këngën e re, të frymëzuar në ambientet e MCN

Këngëtarja Ledia Halili flet për këngën e saj të re “Mirëmëngjesi moj Tironë”, kënga që u inspirua në studiot e MCN.

Në emisionin “Zgjohu me MCN” ajo tha se vitin e kaluar në një intervistë për emisionin në ambientet MCN ishte në pritje, dhe një zonjë tironse i tha “Mirëmëngjes” duke i ofruar kafen dhe aty nisi biseda.

Duke ndenjur me veten time, sa herë që vij këtu si nuk i shkruaj një këngë Tironës, me kafen në sfond. E shkrova këngën direkt në telefon. Gradualisht u bë dhe vija melodike dhe u realizua kënga. 

E kam marrë me pozitivitet rikthimin e muzikës, nuk e kam kthyer në biznes, por pëlqej vazhdimin e traditës. Që dhe ne Halilët të vazhdojmë traditën dhe është mirë që çdo familje tiranse të mbajë një kurorë të vetën për muzikën. 

Jam marrë që e vogël me muzikë dhe fat i madh. Nuk jam aktive as me koncerte dhe as me dasma, është zgjedhje e momentit se i kam fëmijët e vegjël. Për të qenë afër me publikun kam zgjedhur qe të vijë me videoklipe. Ndoshta në një kohë më tutje do i rikthehem. Këngët janë pritur shumë mirë. Kam sërish një këngë të re, sërish krijimtari e imja këngë-muzikë. 

Është një këngë ku do gjejnë veten nënat e vajzave, ku do jetë pjesë e klipit edhe vajza dhe mbesa ime dhe fëmijë të tjerë. Kam katër materiale të miat dhe kur të përfundojë materialet e mia do mendoj dhe për bashkëpunime. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy