OBSH: Rriten frikshëm të infektuarit dhe vdekjet nga Covid në Evropë (VIDEO)

OBSH: Rriten frikshëm të infektuarit dhe vdekjet nga Covid në Evropë (VIDEO)

Rritja e numrit të të infektuarëve në të gjithë Evropën është tepër shqetësuese. Kjo është deklarata më e fundit e bërë nga Organizata Botërore e shëndetësisë mëngjesin e kësaj të hëne. Drejtori Rajonal i OBSH-së në Evropë, Dr Hans Kluge, tha para mediave se për të arritur në këtë përfundim është bërë vlerësimi epidemiologjik në 53 vende. Në dy javëte  fundit numri i të infektuarëve sipas OBSH është rritur me 10%.

Shumë vende evropiane, deklaroi Kluge janë duke hasur vështirësi në spitale për shkak të numrit të lartë të të shtruarëve. Ai shtoi se kritike situata paraqitet në Ballkan, Kaukaz dhe vendet e Azisë Qendrore. Edhe numri i vdekjeve në evropë javën e fundit u rrit me 11 %.

Kluge renditi edhe faktorët që sipas OBSH kanë ndikuar në përkeqësimin e situatës dhe ato janë varianti Delta, tani dominues në 15 vende, lehtësimi i masave të shëndetit publik dhe rritja sezonale e udhëtimeve. OBSH është e bindur se vaksinat janë rruga drejt rihapjes së shoqërive, por sipas saj në gjashtë javët e fundit ka pasur ngadalësim të procesit dhe kjo i atribuohet "prodhimit të pamjaftueshëm, aksesit të pamjaftueshëm dhe pranimit të pamjaftueshëm të vaksinave.

Kluge bëri thirrje edhe për rihapjen e vitit të ri shkollor, duke nënvizuar se si mbyllja e tyre kishte ndikuar në shëndetin mendor të fëmijëve dhe jetesën e ardhshme.  Deri më tani, rajoni ka regjistruar më shumë se 64 milion raste të konfirmuara dhe 1.3 milion vdekje. 236,000 njerëz të tjerë mund të humbasin jetën nga pandemia në të gjithë Evropën deri më 1 dhjetor, konfirmoi OBSH.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy