
Teksa sot festohen Krishtlindja në mbarë vendin, domosdoshmërisht edhe tryezat duhet të jenë festive në këtë rast.
Shefat e njohur të kuzhinës, Krenar Beshiri dhe Eri Muhaj, për shikuesit e programit të mëngjesit në “Zgjohu me MCN”, sollën disa këshilla se si tryezat tona duhet të jenë të mbushura me pak produkte por të cilat mund ti kombinojnë për një pjatë të shëndetshme dhe të pa ngarkueshme festive.
Ata veçuan jo vetëm kuzhinën tradicionale por edhe risitë në kuzhinë të gërshetuara e ato moderne.
Eri Muhaj:
Së fundmi shumë njerëz e largojnë atë mishin dhe mundohen të gatuajnë gjëra shumë më të lehta, antipastat me baze deti psh, karkalec në disa lloj mënyra, me tava, mund të behët oktapodi, poashtu në disa lloj mënyra.
Ka shefa botërore që bëjnë kombinime, serf&terf që quhet , që është mishi dhe peshku prap, një pjatë e kombinueshme, pastaj fruta e detit, pra merren pjesët më delikate të peshkut dhe më delikate të mishit dhe lidhen me njëra tjetrën.
Me peshq nja 1.5 kg për katër persona në shtëpi mund të bësh fileto, krudo, antipasta, supë, pra shumë gjëra, mbaroj punë.
Krenar Beshiri:
Ne dikur në historitë e familjeve tona, në këto festa konsumonim sallatën ruse e bënim shpesh. Pastaj unë sugjeroj mund të bësh edhe me salcë majoneze duke përpunuar vet. Këto mishrat e pulës ti bësh krokante, të skuqura, mund të bësh ndonjë sallatë me pulë, me këto perime ti përpunosh pak si bësh sallatë të ndryshme, që fillon tavolina me antipasta, pastaj në bazë të buxhetit të familjeve mund të bëjmë mishra të pjekur p.sh., siç është edhe gjeli.
Mish vici me peshq, bëhet një lloj kombinimi,
Filloni me antipastat pastaj në varësi të buxhetit, mund të bëni edhe peshk furre.
Ne vijmë nga një mbyllje fesë dhe tani festojmë tani këto festa.
Me mish qengji p.sh., mund të bësh një kofshë të mbushur. Varet nga familjet a janë mishngrënës apo peshk ngrënës.



