Kthupi: Bashkohemi nëse na kërkojnë falje për dy vite fyerje. Berisha, kusht i panegociueshëm (VIDEO)

Kthupi: Bashkohemi nëse na kërkojnë falje për dy vite fyerje. Berisha, kusht i panegociueshëm (VIDEO)

Avokati Rezart Kthupi tha në MCN Live se PD-ja zyrtare është gati të bashkohet me Rithemelimin nëse i kërkohet falje për dy vite fyerje.

Megjithatë, Kthupi vë në dukje se Sali Berisha nuk mund të jetë kandidati i opozitës për kryeministër dhe ky është një kusht i panegociueshëm.

Sipas Kthupit vendit nuk i duhet një bashkim mekanik dhe numerik, por programor, sepse përndryshe do të prodhonte një qeveri të ngjashme si ajo e Ramës.

Bashkimi do ishte gjëja më e logjikshme që opozita të bëhej më e fortë. Problemi është që bashkimi s’mund të jetë më mekanik, por duhet të jetë politik, duhet të dilet me një program dhe kandidat të përbashkët. Në momentin që thuhet nga pala tjetër që kandidati për kryeministër do jetë Berisha, është zero hapësira e bashkimit. Diskutimi mes Bardhit dhe Bushkës është për të marrë pushtetin që jemi ne opozita. Produkti s’është as komisioni hetimor, as komisioni për reformën zgjedhore, produkti ‘ne jemi opozita’. Kur bashkohen dy shoqëri ka disa forma bashkimi. Nuk është bashkim, u përthithën, z.Bardhi dhe z.Gjekmarkaj, u ndryshua statuti, u shtuan dy funksione. Ne bashkohemi mjafton të na kërkojnë falje për dy vjet fyerje. Ne s’shkojmë te Berisha, bashkim. Berisha është kusht i panegociueshëm, nuk diskutohet. Bashkimi duhet të ketë principe politike dhe morale. Si mund të bashkohemi ne kur z.Spaho ka dy vjet që na akuzon që jemi të shitur?! Nuk mund të akuzojnë Bardhi e Berisha njëri-tjetrin për vrasje, edhe të thonë ‘hë mo se kjo ishte shaka’!

Në Shqipëri koalicionet janë krijuar si bashkime numerike dhe jo programore. Një opozitë që bashkohet vetëm për të mundur Edi Ramën, do prodhojë të njëjtën qeveri si Rama. Nëse duam të krijojmë një koalicion gjithëpërfshirës, duhet që ai të jetë programor. Vendi s’mund të ecë në drejtimin e duhur me një opozitë që bashkohet mekanikisht thjesht për të mundur korrupsionin. Nëse duam vërtet të bëjmë diçka ndryshe, duhet që gjithë opozita dhe pjesët e saj të arrijnë një bashkim programor. Por kjo bëhet kur partitë kanë programe politike. Nëse do themi që kemi Berishën kandidat për kryeministër, s’mund të kemi bashkim programor."

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy