Zhabina: SPAK e ka marrë seriozisht luftën ndaj krimit të organizuar, në Brazil shkuan prokurorët e duhur

Zhabina: SPAK e ka marrë seriozisht luftën ndaj krimit të organizuar, në Brazil shkuan prokurorët e duhur

Gazetari Xhevahir Zhabina, për vizitën e prokurorëve të SPAK thotë se nuk mund të ketë qenë vetëm Talo Çela.

Në emisionin “FactCheck” në MCN TV, ai deklaroi SPAK e ka marrë seriozisht luftën ndaj krimit të organizuar dhe vizita e prokurorëve ka qenë tamam vizitë punë dhe jo trajnim.

Talo Çela mund të jetë i larguar në Brazil, pasi edhe komunikimet që pamë te dosja e klanit Çopja, aty dilte Talo Çela si personi kryesor, krahu i armatosur i klanit Çopja, i akuzuar për disa vrasje krahas grabitjes së Rinasit.

Ishte u shumë kërkuar për mënyrën si kishte fshehur paratë, nëse do ishte në Shqipëri kam përshtypjen do ishte arrestuar dhe mundësia që të ishte kaq kohë i arratisur, është shumë e vogël.

Për vizitën e prokurorëve të SPAK nëse fokusi i kësaj vizite ka qenë Talo Çela, ai duhej të ishte arrestuar dhe nëse do ishte arrestuar do ishte marrë vesh.

Nëse një personazh si Talo Çela di ishte arrestuar, mediat braziliane do ishin të parat e interesuara për ta nxjerrë një lajm të tillë.

SPAK e ka marrë seriozisht luftën ndaj krimit të organizuar dhe vizita e prokurorëve ka qenë tamam vizitë punë dhe jo trajnim.

Kanë shkuar personat adapt të kësaj pune, ata që hetojnë grupet kriminale në Prokurorinë e Posaçme.

Zhabina tha se në aktivitetin kriminal të shqiptarëve në Brazil, janë brazilianët që vendosin rregullat e lojës.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy