Sekuestrohet mbi 1 ton kokainë në Malin e Zi

Sekuestrohet mbi 1 ton kokainë në Malin e Zi

Një sasi rekord, rreth 1 ton kokainë është sekuestruar sot nga Policia e Malit të Zi, sasia më e madhe e drogës e kapur ndonjëherë në këtë shtet.

Droga ishte e ndarë në 1205 pako, mbi të cilat ishte shkruar COVID, ndërkohë që në pranga kanë rënë dy persona.

Policia njoftoi zyrtarisht sot se në aksionin e koduar “187”, policia, në bashkëpunim me Administratën e të Ardhurave dhe Doganave, kapën 1,205 pako kokainë në Mojanovići, në Zeta, me një peshë totale mbi një ton.

Droga u gjet në një ngarkesë me banane. Dy persona u privuan nga liria,” deklaroi Drejtoria e Policisë në Twitter.

Në lidhje me drogën e kapur, ka reaguar përmes një mesazhi në Twitter edhe zëvendëskryeministri malazez, Dritan Abazoviç.

Ne po bëjmë atë që kemi premtuar: Mali i Zi nuk do të jetë vend i krimit.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy