Ngjela: Strukturat e Saliut janë joligjore, kot! Gjyqtari që njohu 11 dhjetorin, rrezikon proces penal (VIDEO)

Ngjela: Strukturat e Saliut janë joligjore, kot! Gjyqtari që njohu 11 dhjetorin, rrezikon proces penal (VIDEO)

Avokati Spartak Ngjela vendimin e Gjykatës së Tiranës që njeh statutin e Kuvendit të 11 dhjetorit të Komisionit të Rithemelimit, e cilëson si shkelje të rëndë ligjore.

Ai komentoi në MCN Live, ankimimin në Gjykatën e Apelit nga Partia Demokratike, duke deklaruar se nëse Apeli e konsideron në pavlefshmëri aboslute, gjyqtari rrezikohet për proces penal.

Pa qenë person juridik, nuk mund ti japësh të drejtën e partisë, një fluksi njerëzish që nuk janë person juridik. Për mos ta zgjatur është një shkelje e rëndë nga ato që bën Saliu në 30 vjet. Por tani është pa forcë, drejt degradimit total. Dje ambasadorja amerikane i tha Alibeajt se ti je kryetari i komanduar i PD. Keni dëgjuar të tjerët të thonë që jemi PD, ku i kanë ata strukturat, ku e kanë këshillin Kombëtar, Kryesinë? Këta duan të venë në Moskë, nëse duan të venë në Perëndim, ka rregulla. Nuk është person juridik lëvizja e Saliut.

Në vijim ai deklaroi se veprimet e Komisionit të Rithemelimit, janë juridikisht të pavlefshme.

Strukturat e Saliut janë joligjore, janë kot, le të thonë të tjerë janë PD, këto janë budallallëqe, janë si partitë marksiste-leniniste që krijonte Enver Hoxha në botë dhe tallej bota me të. Duhet parë si duhet zgjidhur problemi i lidershipit. Është vlerë e madhe për Partinë Demokratike që ambasadorja i vajti në zyrë Alibeaj. Ne nuk kemi jetë politike, faktike pa Amerikën. Për sa i përket se çfarë do ecë përpara për PD, do shohim aftësinë politike të kryetarit të komanduar Alibeaj.

Lidhur me zgjedhjen e Presidentit të ri, tha se është ende shpejt, por nënvizoi se është mirë që të zgjidhet një President i gjithëpranuar.

PS e zgjedh dhe vetë Presidentin po të dojë, e prekën Kushtetutën dhe shumica mund të zgjedhë dhe Presidentin gjë që s’është normale. PS duhet të gjejë një figurë mbikombëtare, mbi palët. Po nuk doli me 2/3 në tre votime, shkohet në zgjedhje të tjera. Kushtetutat të tjera nuk njoh unë, janë të këtyre. Demokraci do të thotë votë. Pushteti parlamentar vjen nga vota e popullit. Ua kanë dhënë mandatin shqiptarët.

Ndër të tjera tha se politika amerikane deklaroi një ditë më parë shprehu shqetësim se ka ndërhyrje të politikës ruse në Ballkanin Perëndimor dhe sidomos në Shqipëri.

Subjektin e faktit e marr nga Washingtoni, jo nga Afrika. Unë marr informacionin nga aleatja kryesore e Shqipërisë dhe i ka dhënë shqiptarëve dhe një shtet tjetër ua ka marrë sllavëve, që e ka pushtuar prej vitesh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy