Kryeministri italian Xhuzepe Konte ka folur rreth situatës së shkaktuar nga koronavirusi në vend, duke iu kërkuar qytetarëve italianë të qëndrojnë në shtëpi dhe të respektojnë udhëzimet e bëra.
Konte tha gjithashtu se sporti do të lejohet, por grumbullimet masive janë të ndaluara. Sipas tij, këto masa shërbejnë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
''Për të verifikuar rezultatet e vendimeve të qeverisë në luftën kundër koronavirusit duhet të presim disa javë. Për pjesën tjetër, nuk nevojiten udhëzime të reja, respektoni ato që ekzistojnë,'' tha ndër të tjera Konte.
Italia është vendi i dytë pas Kinës më i prekur me Covid-19 me 1,809 viktima dhe 24,747 të infektuar./tgcom24/



