Në kohë që presidenti Bujar Nishani duhet të ishte në zyrën e tij dhe të niste punën për dekretimin e 4 ministrave të rinjë, mes tyre dhe atë të shumëdiskutuarin kreun e Komisionit të Ligjeve dhe asaj të Reformës në Drejtësi, Fatmirë Xhafajn, ai ka zgjedhur ti largohet debatit politikë të Tiranës dhe të fluturojë në Azerbajxhan ku morri pjesë në Forumin e 5-të Global të Bakusë.
Duket se Nishani do ta ketë të vështirë dekretimin e ministrit të ri të Brendshëm, Fatmirë Xhafaj pas presionit të ushtruar nga partia e tij, PD-ja dhe nga kreu i saj Lulzim Basha i cili në intervista të ndryshme i ka bërë thijre Nishanit për mosdekretim të Xhafajt në këtë post.
Nga ana tjetër kreu i shtetit i ka kërkuar ndihmë SHISH për të marrë informacione shtesë për 4 ministrat e rinjë para se ti dekretojë. Kjo kërkesë e Nishanit është para që një president i kërkon ndhmë SHISH për kandidatët për ministra, pasi asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që kreu i shtetit të bëj një kërkesë të tillë.
Nuk duhet të harojmë që Nishani është një president i emëruar politikisht dhe ndikimi i Berishës është shumë i madhë, pasi kjo vërtetohet edhe me vizitat që ish-kryeministri i bënte në zyrën e tij në presidencë, para se të ndodhnin ndryshimet në qeverin Rama.
Duke marrë shkak nga kjo foto, atëherë lind pyetja, do të veprojë njësoj Nishani si presidenti i Maqedonisë Ivanov?
A po vepron edhe ky i fundit si homologu i tij maqedonas që nuk po dekreton kryeministrin e ri për formimin e qeverisë së re të dalë nga zgjedhjet e fundit.
Kjo mbetet për tu parë në ditët në vijim, por nuk duhet të harojmë që presidenti duhet të jetë gjithmon mbi palët dhe nëse bën një gabim i ndikuar nga foktor të tjerë atëherë situatat politike nuk do të kishte qetësi por vetëm përkeqësim./TemaTv



