
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Colorado Springs tëë dielën, ku një person qëlloi për vdekje gjashtë persona gjatë një feste ditëlindjeje.
Ngjarja ndodhi në një park shtëpie të lëvizshme, ku familjet ishin mbledhur në një rimorkio për të festuar.
“I dyshuari, i dashuri i një prej viktimave, u largua me makinë për në banesë, shkoi brenda dhe filloi të qëllojë njerëzit para se të vetëvritej”, tha Departamenti i Policisë i Colorado Springs. Motivi i sulmit nuk dihet.
Viktimat ishin të gjithë të rritur, por një numër i fëmijëve ishin të pranishëm në atë kohë. identifikuar viktimat ose sulmuesin.
Një nga të pranishmit në festë, Freddy Marquez, i tha medias lokale se viktimat ishin të gjithë anëtarë të familjes së tij të gjerë.



