Sulm ndaj një kishe në Egjipt, 12 të vrarë e 5 të plagosur

Sulm ndaj një kishe në Egjipt, 12 të vrarë e 5 të plagosur

Të paktën 12 persona u vranë ndërsa 5 të tjerë u plagosën gjatë një sulmi terrorist në një lagje kopte në Kajro.

Dy persona të armatosur qëlluan për vdekje me armë 10 persona para një kishe kopte në jug të Kajros. 

Njëri prej tyre u vra nga policia ndërsa tjetri u largua dhe hapi zjarr në një dyqan aty pranë, duke vrarë 2 persona e plagosur disa të tjerë, para se të ndalohej nga policia.

Dyshohet se dy agresorët janë militantë të grupeve ekstremiste islamike.

Në një deklaratë të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë theksohet se "Në sulmin terrorist të armatosur në kishën Mar Mina në Hilvan krahas agresorit kanë humbur jetën 9 persona nga të cilët 7 prej tyre koptë, si dhe janë plagosur 5 persona të tjerë".

Më shumë se 100 të krishterë janë vrarë në Egjipt vitin e kaluar.

Forcat e sigurisë kanë vënë pikat e kontrollit në vend rreth kryeqytetit në përgjigje të sulmeve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy