Një shqiptar u arrestua në Athinë të Greqisë si pjesë e një rrjeti që grabiste kasaforta. Shqiptari 26 vjeç ka marrë pjesë në disa nga 150 grabitjet që kreu ky grup prej 15 personash. Në total u përfituan 10 milionë euro, ndërsa paratë u shpenzuan për jetë luksi.
Këto pamje si nëpër filma u përkasin episodeve kur një bandë në Athinë të Greqisë, grabiste kasafortat. Në total 15 persona kishin kryer 150 grabitje kasafortash dhe arritën të merrnin 10 milonë euro. Mes grupit ndodhej edhe një shqiptar 26 vjeç, siç konfirmojnë edhe mediat greke.



