
Bujar Elezi nga fshati Velçan i zonës së Mokrës në rrethin e Pogradecit solli në redaksinë e emisionit “Xhadat” shqetësimin e tij. Ai thotë se prej vitit 2017 banesa e tij ka filluar të dëmtohet për shkak të rrëshkitjes së tokës. Muret e shtëpisë kanë filluar të çahen,tavani i plasaritur,dyert e banesës nuk mbyllen.
Kam shkuar tek Njësia Administrative në Velçan thotë ai. Njësia ia ka përcjellë Emergjencave Civile pranë Bashkisë së Pogradecit. Kanë ardhur e kanë parë disa here thotë ai . Bashkia Pogradec ka kërkuar edhe kryerjen e një studim Gjelogo-inxhinierik të rreshqitjes së tokës në këtë zonë . Menjëherë pas kërkese, është bërë studimi Gjeologo- inxhinierik ku sipas inxhinierve është dalë në përfundimin se banorët duhet të largohen nga banesa.
Ne u interesuam tek Njësia Admistrative fshatit Velçan ku nga Administrator i kësaj njësie z. Mentor Rapçe na u tha se:
Ne nuk mund të bëjmë gjë se unë bëj vetëm kërkesa. Kam bërë kërkesën e Bujar Elezit. Si problemi i Bujarit janë dhe dy banesa të tjera që janë me Studim Gjeologjik që do të thotë se nuk mund të ndërtojmë se e kanë nxjerrë me probleme.
Ia kam çuar dhe drejtoreshën vetë Bujarit para tre vitesh në shtëpi.Dosja e Bujarit është tek zyra e emergjencave. Ne nuk kemi inxhinier ne vetëm katër punonjës jemi këtu.Vetëm ankesën ja përcjellim Bashkisë. Unë e kam parë banesën por të tjerat i ka Bashkia.
Lidhur me shqetësimin e z. Bujar Elezi shkuam tek Emergjencat Civile pranë Bashkisë Pogradec ku u munduam të kontoktojmë me Drejtoreshën znj. Besmira Niko, e cila nëpërmjet telefonit e cila na sqaroi se :
Shtëpia e Bujar Elezit ka pësuar rrëshkitje para shumë, shumë vitesh dhe është kryer dhe Studimi Gjologjik që ka më shumë se 6 vjet . Kam qënë dhe vetë të shtëpia e zotërisë dhe kam konstatuar që riparimet e pjesshme të shtëpisë ai i ka bërë.
Nuk është vetëm Bujar Elezi ka dhe të tjerë aty,ka me dhjetra. Ne e kemi trajtuar shumë herë atë, po më lerë të pyes me çfarë e kemi trajtuar kur është ndihmuar.
Ndërkohë që Drejtoresha na tha se e ka ndihmuar disa herë familjen e z.Bujar Elezi fakti është se kjo familje vazhdon edhe sot të jetojë në atë banese ku studimimi gjeologjik e ka vlerësuar të pabanuar duke i rrezikuar dhe jetën nga dita në ditë.



